Haradinaj: Koha ta synojmë fitoren e të gjitha fitoreve, NATO-n

0
158

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, teksa tha se “sot është koha të heqim dorë nga fitoret e vogla, e ta synojmë fitoren e të gjitha fitoreve, NATO-n!”.

Ai rikujtoi NATO-n e 1999, për të cilën tha se ishte shndërruar në shpëtimtarin e Kosovës.

“Aleanca më e fuqishme ushtarake e globit – NATO, në vitin 1999, në jubileun e saj të 50-të ishte shndërruar në shpëtimtar të një vendi e të një populli”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Më tutje, Haradinaj shtoi se Kosova edhe një herë, më shumë se kurrë ka nevojë për NATO-n që të bëhet anëtare i saj.

“Tash kur po paralajmërohet samiti i madh historik në korrik, që përkon me 75-vjetorin e NATO-s, e ku po paralajmërohet se në këtë samit, jo vetëm se do të shënohen 75 vjet histori të kësaj Aleance, por fokusi do të jetë edhe në 75 vitet e ardhshme të saj. Kosova edhe një herë, më shumë se kurrë, ka nevojë për shpëtimtarin e saj që të bëhet anëtar i kësaj Aleance”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here