Haradinaj kërkon nga Osmani dhe Kurti që të shtyhen zgjedhjet e veriut

0
140

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria, Presidentja dhe institucionet e vendit që të marrin një vendim lidhur me situatën e krijuar në veri.

Ai ka kërkuar që zgjedhjet në veri të vendit të parapara për datën 23 prill, të shtyhen.

“I bëj thirrje qeverisë, presidentes, institucioneve të vendit ta marrin me seriozitet gjendjen në veri dhe ta marrin një vendim lidhur me këtë situatë, e ai vendim besoj se është shtyrja e zgjedhjeve”, tha Haradinaj.

Po ashtu kryetari Haradinaj ka potencuar se me informatat që i ka, gjendja aktuale nuk dërgon te suksesi, derisa shton se mostrajtimi i gjendjes me seriozitet mund t’i thellojë pasojat për Kosovën në veri.

“Procesi i tashëm i zgjedhjeve nuk na dërgon te suksesi, mos shqyrtimi i kësaj gjendje me kujdes dhe mostrajtimi i kësaj gjendje me seriozitet dhe me aleatët tonë mund t’i thellojë pasojat për Kosovën në veri. Në rast se Kosova qëndron në vendimin e vet për mbajtjen e zgjedhjeve dhe do të vijë dita e zgjedhjeve dhe qytetarët e veriut do të shkojnë të votojnë në stacione policore. Duhet t’i bëjmë analizë kësaj situate, a është në interesin tonë të arrijmë te kjo ditë, çka do të fitojmë në këtë ditë”, tha Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është deklaruar lidhur me zgjedhjet që pritet të mbahen në veri të vendit.

Ai ka deklaruar se ka tendencë të qartë që të destabilizohet veriu i Kosovës përpara zgjedhjeve të 23 prillit.

Konjufca ka theksuar se shtyrja e dytë e këtyre zgjedhjeve është e paarsyeshme. Sipas tij institucionet duhet të kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre ligjore e kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here