Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pritet të jetë për të tretën herë kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës.
Është koalicioni AAK-Nisma që me Haradinajn planifikon që t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
“Në frontin e përbashkët që kemi krijuar bashkë me Nismën dhe partnerët e tjerë, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, jemi dakorduar që listës zgjedhore t’i prijë Ramush Haradinaj dhe njëherësh të jetë kandidat për kryeministër”, tha Xhemaili për Klanin.
Jo vetëm Haradinajt, deri më tani kandidat i konfirmuar për kryeministër është edhe Bedri Hamza nga PDK, kandidatura e të cilit u konfirmua të mërkurën.