Haradinaj i kërkon debat Kurtit: Eja t’i ballafaqojmë sukseset

0
92

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për një debat publik mes tij dhe kryeministrit aktual, Albin Kurtit.

Sipas Haradinaj, kjo thirrje për përballje mes tij dhe Kurtit është të diskutohen arritjet kryesore të qeverisë Kurti dhe Haradinaj.

“Propozoj të ballafaqohem me listën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj të asaj kohe dhe Qeverinë Kurti. Pavarësisht që qeveria Haradinaj kishte më pak se dy vjet qeverisje. Kurti ka thuaja katër vite. Do të shihni se sa është ndryshimi i listës së sukseseve të asaj qeverie dhe kësaj”, tha Haradinaj në Dukagjin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here