Haradinaj e takon ambasadorin Hovenier, e siguron për një gjë

0
95

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në këtë takim Haradinaj e ka siguruar ambasadorin amerikan se do të angazhohet që aktivtetet politike të jenë të përqendruara në synime të përbashkëta.

“Në Ambasadën amerikane, pata nderin të zhvilloja një diskutim të hapur dhe miqësor me ambasadorin Jeffrey Hovenier. Biseduam mbi zhvillimet politike dhe ato të sigurisë në vend, me fokus të veçantë në përpjekjet tona për anëtarësim direkt në NATO. E sigurova ambasadorin Hovenier se do të angazhohemi që aktivitetet tona politike të jenë të përqendruara në këtë synim të përbashkët.
I shpreha mirënjohjen time të thellë ambasadorit Hovenier për mbështetjen e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, duke qëndruar pranë nesh në çdo hap.
Plani aksional për anëtarësim në NATO (Membership Acton Plan) mbetet objektivi ynë strategjik, si perspektiva e vetme për të siguruar paqe dhe siguri afatgjatë për vendin dhe rajonin tonë” shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here