Haradinaj: Draft-statuti i Asociacionit ka elemente shqetësuese

0
148

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i propozuar nga emisarët euro-amerikanë ka elemente shqetësuese.

Ai ka thënë që kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe presidentja Vjosa Osmani e kanë parë draft-statutin dhe e kanë pranuar pavarësisht këtyre elementeve shqetësuese.

“(Presidentja Osmani) Është staf i Kurtit dhe të gjithë të tjerët nga Lista Vetëvendosje, Osmani, Konjufca janë staf i Kurtit dhe e përcjellin mashtrimin e Kurtit, janë pjesë e këtij mashtrimi. Për fat të keq edhe një pjesë e opozitës tonë, shihet se LDK-ja është në mbështetje të këtyre mashtrimeve në shumë situata deri më sot, që nga votimi i presidentes pastaj mospërkrahja e mocionit dhe shumë raste edhe kjo prezenca për me i bë një lloj dekori fjalimit vjetor të presidentes, e cila s’pati asnjëherë gjatë gjithë vitit një qëndrim të prerë për të cilëndo çështje të rëndësishme të jetës sonë”, tha Haradinaj për kp.

Megjithatë, ai ka thënë që Gjykata Kushtetuese mund t’i pastrojë ato dhe t’i largojë ato nene që nuk janë kushtetuese.

Haradinaj ka thënë që nëse dokumenti dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese kështu siç i është prezantuar opozitës, atëherë ata do të dërgojnë komente në Gjykatën Kushtetuese për t’i kundërshtuar disa prej neneve të draft-statutit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here