Haradinaj akuzon LDK-në, thotë se po e bllokon ‘Qeverinë e opozitës’

0
107

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) lidhur me formimin e një qeverie të re, duke e cilësuar atë si pengesë në këtë proces, raporton Gazeta Sinjali.

Në një deklaratë gjatë një debati televiziv, Haradinaj tha se LDK po e pamundëson krijimin e një qeverie opozitare, për shkak të kushteve të vendosura ndaj partive tjera.

“Aktualisht, pozicioni i LDK-së është bllokues. Nuk e mundëson krijimin e qeverisë së opozitës”, u shpreh ai në emisionin “Debat Plus”.

Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka bërë të qartë se partia e tij nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit.

Kushtet e vendosura nga LDK për bashkëpunim me PDK-në dhe AAK-në kanë krijuar një situatë ku palët opozitare nuk po arrijnë të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për një qeveri të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here