Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi nga homazhet në Prekaz dhe ka thënë se dita e 17 shkurtit kujton “përpjekjet për liri të brezave” dhe se “ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit”.
“Kur Kosova po shënon ditëlindjen e shtatëmbëdhjetë të shtetësisë, u përkulëm me nderim të thellë në Prekaz, para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes heroike. Kjo ditë na kujton përpjekjet për liri të brezave, bashkëluftëtarët e rënë, e na përkujton se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit. Ta mbrojmë e forcojmë këtë liri që u fitua me gjakun e më të mirëve të kombit. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri! Gëzuar dita e Pavarësisë”, ka shkruar ai.