Dy berberët e njohur nga Prizreni, Driton Shiliku dhe Alpaj Laloshi, kanë ribashkuar forcat për të hapur super lokalin në rrugën “Behajdin Hallaqi”.
Duket se bashkëpunimi i mëparshëm ndërmjet Shilikut dhe Laloshit, është bërë shkak që dy berberët ndër më të mirët në Prizren, t’i sjellin qytetit një model ndryshe të ofrimit të shërbimeve të berberisë. Ata kanë hapur lokalin “CoffeBarber’s”, i krijuar me kushte super moderne, e njëkohësisht duke ofruar shërbime të reja të pa ofruara më parë në Prizren.
Me gjasë, kjo pritet të jetë një super qendër e këtij lloji, e që sigurisht do të jetë model edhe për berberët tjerë në qytet.
Ju ftojmë t’i shikoni disa nga fotografitë gjatë hapjes së lokalit, i cili që nga dje është në gjendje gatishmërie për të ofruar shërbime jashtëzakonisht të avancuara./04 Online