Hapësirat publike po uzurpohen në mënyrë të hapur në qytetin e Prizrenit

0
794

Eshtë shqetësues fakti, se si hapsirat publike po uzurpohen në mënyrë të hapur, në qytetin e Prizrenit, dhe ky turp i madh venerohet sidomos në lagjen Ortakoll, ku për ditë e shohim betonizimin e hapsirave të gjelbërta, dhe për ironi edhe pse shihet prezenca e autoriteteve të pushtetit lokal, në këto lokalitete, nuk ndërmirret asnjë veprim, për t’a ndaluar këtë katraurë urbanistike që po ndodh në këtë lagje, e që dikur njihej si lagjja më e urbanizuar e qytetit…

Përveç uzurpimit të hapsirave publike, dhe dëmit që po i shkaktohen hapsirave të gjelbërta, pasojë tjetër është vështirësia e qytetarëve për të lëvizë të lirë, shto këtu edhe ndotjen akustike, që është problematike dhe zgjatë çdo ditë, deri në orët e vona…

Kam informacion se qytetarët e lagjes Ortakoll kanë bërë ankesa, madje ankesat ia kanë drejtuar edhe kryetarit të Komunës. Por tash mo qytetarët e kanë humbër shpresën që Kryetari i Komunës mirret me hallet e tyre, madje tani më për Kryetarin aktual të Komunës kanë një emërtim, Kryetar shakagji(hajgarexhi) po i thon…

Qytetarë kanë humbur shpresën, edhe në pushtetin aktual komunal, e qe besa edhe në opozitën politike që nuk bënë asnjë përpjekje në mbrojtje të interesit publik, të gjithë i kanë shti veshtë n’pamuk(thot populli)!

Shkruan: Nderim GASHI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here