6.785 vende pune janë të lira te platforma qeveritare “Superpuna”.
Kështu ka njoftuar Agjencia e Punësimit, përmes një postimi.
Derisa rreth 10 ditë më parë ka qenë ministri i Financave Hekuran Murati që ka bërë të ditur se përmes kësaj platforme janë punësuar 1.994 të rinj, mbi 51 për qind prej tyre vajza.
“Superpuna” është platformë që takon punëdhënësit dhe ata që janë të gatshëm për punë nga mosha 18-25 vjeç.