Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, ka shfaqur zhgënjimin e tij të madh gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Villarreal.
Flick nuk i kursye kritikat ndaj FIFA-s pas publikimit të formacionit më të mirë, ku Raphinha u përjashtua, pavarësisht një sezoni të shkëlqyer.
Siç raporton Diario AS, Flick theksoi ndikimin e brazilianit gjatë rrugëtimit të Barcelonës deri në gjysmëfinalen e Champions League, duke regjistruar 21 kontribute në gola.
“FIFA The Best është një shaka. Që Raphinha të mos jetë aty është e pabesueshme. Ai ishte golashënuesi më i mirë në Champions League dhe ndikimi i tij ishte i jashtëzakonshëm. Pas një sezoni të tillë, e meritonte plotësisht.” – deklaroi Flick.
Trajneri gjerman u pyet gjithashtu për bisedimet mbi rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në fund të sezonit të ardhshëm. Ai u shpreh:
“Një vit për një trajner te Barcelona është shumë kohë. Ndihem i vlerësuar, është e rëndësishme për mua. Do të ishte fantastike të qëndroja një vit tjetër, por gjithçka varet nga presidenti. E dua punën këtu.”
Flick komentoi edhe për ndryshimin e vendndodhjes së ndeshjes së së dielës nga Miami në La Ceramica, pas kundërshtimeve të forta:
“Nuk kam menduar shumë për këtë. Jam i lumtur që do të luajmë në Villareal. Është vendim i La Liga dhe e pranoj.”
Ky sezon po vijon me sfida të mëdha për Barcelonën, teksa pritet që Flick dhe skuadra e tij të japin maksimumin në ndeshjet e ardhshme të La Liga dhe Champions League./Express














































