Hansi Flick pas fitores ndaj Bayernit: Loja ishte e mrekullueshme, fitorja na jep motiv për “El Clasico”

0
40

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ishte i gëzuar pas fitores 4-1 të katalanasve ndaj ish-skuadrës së tij Bayern Munich në ndeshjen e tyre në xhiron e tretë të Champions League.

“Loja ishte e mrekullueshme, pas golit të parë kishim 10-15 minuta ku ishte e vështirë për ne, por është mirë të shohim skuadrën të rimëkëmbet pasi pësoi një gol. Ne kemi një ekip të ri, duhet të zhvillojmë potencialin e tyre, ne provojmë në çdo lojë”, filloi Flick.

“Është e pabesueshme. Bayerni është një ekip me lojtarë fantastikë dhe nëse fiton këto lloj ndeshjesh, duhet të festosh. Kjo do të na japë besimin për të besuar në cilësinë tonë për ndeshjen e së shtunës kundër Real Madrid,” shtoi ai.

“Nuk po mendoj tani, do të mendoj nga nesër”, tha Flick për El Clasico-n e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here