Hansi Flick dhe Barça, marrëveshja e re drejt finalizimit – kontratë deri në qershor 2027

0
103

Barcelona është shumë afër për ta bërë zyrtare qëndrimin afatgjatë të trajnerit Hansi Flick. Sipas ekspertit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, marrëveshja e re mes palëve do të zbulohet në maj dhe do ta mbajë gjermanin në “Camp Nou” deri në verën e vitit 2027, shkruan 04 Online.

Sipas raportimeve, Flick ka arritur një akord verbal me klubin qysh në muajin shkurt, ndërsa nënshkrimi i kontratës pritet të ndodhë në javët në vijim. Barça është e gatshme të respektojë dëshirën e teknikut që të nënshkruajë me model vjetor, duke shtuar nga një sezon sipas marrëveshjes.

Ish-trajneri i Bayern Munichut dhe Gjermanisë ka nisur shkëlqyeshëm aventurën e tij me blaugranat, duke fituar Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës. Aktualisht, ai e ka skuadrën në garë për tripletë – është lider në La Liga dhe ndodhet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Tashmë, vetëm zyrtarizimi e ndan Flick nga një të ardhme më e gjatë në stolin katalanas./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here