Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Hamdi Komoni – Loki, ka marrë mbështetje publike nga një prej ikonave të muzikës shqipe, Shkelzen Jetishi – Xeni. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Komoni ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e këngëtarit të njohur, duke theksuar se arti dhe politika mund të bashkohen për një vizion të përbashkët.
Hamdi Komoni – Loki, i cili për herë të parë po garon për një ulëse në Kuvend, është pjesë e listës së AAK-së dhe mban numrin 51. Ai beson se nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt, Kosova do të jetë më e sigurt dhe më e zhvilluar.
Mbështetja nga figura të njohura të kulturës dhe artit pritet të ndikojë në fushatën e Komonit, duke i dhënë një dimension të ri përfshirjes së artistëve në politikë.
Postimi i plotë:
Kur arti dhe politika bashkohen për një vizion të përbashkët, fuqia e ndryshimit bëhet edhe më e madhe! Faleminderit Shkelzen Jetishi – Xeni për mbështetjen dhe besimin! Zëri yt ka frymëzuar breza të tërë, dhe sot është një shtysë e madhe për të vazhduar me përkushtim për një Kosovë Fituese! #HamdiKomoni51 #Loki51 #AAK #AAK137