Të dashur qytetarë, miq dhe bashkëvendës, familjarë.
Sot ndihem me zemër plot mirënjohje. Rruga deri këtu ka qenë e mbushur me sfida, por edhe me besim nga njerëz si ju, dhe ky besim më ka dhënë forcë të ec përpara.
Është nder i madh të jem kandidat në listën e AAK-129, me numrin 51. Falënderoj me sinqeritet Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për mundësinë dhe besimin që më ka dhënë. Një falënderim i veçantë shkon për Kryetarin Ramush Haradinaj, për mbështetjen e tij të pakursyer në çdo hap.
Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz që qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Prandaj, në frymën e sloganit tonë “Krah Teje”, dua t’ju drejtohem me zemër:
Ju lus që në këto zgjedhje të jeni krah liderit Ramush Haradinaj po ashtu edhe krah meje.
Mbështetja juaj nuk është thjesht një votë — është besimi që më jepni të jem zëri juaj, të punoj për ju dhe të përfaqësoj hallet, shpresat dhe të ardhmen tonë.
Ju ftoj që në ditën e votimit të më përkrahni me numrin 51 në listën e AAK-129, që së bashku të ecim përpara, krah për krah.
Faleminderit nga zemra për besimin, për fjalët e mira dhe për çdo hap që e bëjmë bashkë.
krahteje
Ramush Haradinaj 1✅
Hamdi Komoni 51✅














































