Këngëtari dhe aktivisti i njohur nga Deçani, Hamdi Komoni – Loki, do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit si pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Komoni mban numrin 51 në listën e kandidatëve të këtij subjekti politik.
Komoni, i cili prej vitesh njihet për angazhimin e tij në jetën kulturore dhe shoqërore, ka vendosur të hyjë në garën parlamentare me qëllimin për të kontribuar, siç ka deklaruar më herët, në avancimin e çështjeve me interes për qytetarët dhe komunitetin nga i cili vjen.
Kandidatura e tij është pritur me interes në komunën e Deçanit, ku ai gëzon mbështetje të gjerë si artist dhe aktivist.















































