Kandidati për deputet nga AAK-ja, Hamdi Komoni – Loki, ka kujtuar dëshmorët e Deçanit në një takim të ngrohtë me qytetarët e kësaj zone. Ai ka ritheksuar se Deçani mbetet i pandashëm dhe i bashkuar, duke mos lejuar asnjë përçarje.
“Më 9 shkurt, së bashku me AAK 137 dhe me mua, Hamdi Komoni me numër 51, do të marshojmë drejt Kosovës Fituese,” deklaroi ai, duke theksuar rëndësinë e përbashkimit në udhëheqjen e vendit.
Postimi i plotë:
Me bashkëqytetarët e Deçanit, kujtuam gjakun e Nagip Cacajt, Him Zymerit, Bajram Gogajt, Valdet dhe Isa Kuçit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Albin Kurti dhe semenjtë e vetë nuk mund ta përçajnë Deçanin, e as zonat e tjera që u përbashkuan atëherë kur Kosova kishte më së shumti nevojë!
Më 9 shkurt drejt Kosovës Fituese, bashkë me AAK 137 dhe me mua, Hamdi Komoni me numër 51! Gjithmonë do të jemi së bashku me ju!