Kandidatja për kryetare të Prizrenit nga Nisma Socialdemokrate, Albulena Balaj – Halimaj, ka reaguar ndaj kritikave të Shaqir Totajt, duke theksuar se përfaqësimi i saj në Shtëpinë e Bardhë nuk mund të nënvlerësohet, shkruan 04 Online.
Ajo ka kërkuar nga Totaj që të fokusohet tek problemet lokale të Prizrenit, si ujë të pijes, çerdhet, parkingjet dhe nënkalimet.
Reagimi i plotë i Albulena Balaj – Halimaj
Në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, në Zyrën Ovale të Presidentit Trump, kam përfaqësuar shtetin tim me përgjegjësi të plotë dhe jam shumë krenare për këtë. Çdo dokument, çdo takim dhe çdo bisedë e dëshmon këtë.
Të thuash se një grua aty ka qenë “vetëm fizikisht”, nuk është të më nënvlerësosh mua, por vetë Shtëpinë e Bardhë dhe seriozitetin e saj.
Zotri Totaj, lëre Washingtonin, ato janë tema të mëdha për ty. Merru me politikat lokale: qytetarët e Prizrenit ende s’kanë ujë, fëmijët s’kanë çerdhe e aty ku kanë, nuk kanë ushqim të denjë, qyteti ka mbetur pa parkingjet dhe nënkalimet tua. Ti ke pasur për detyrë të merresh me këto, jo me politika të Washingtonit.
Ose… a din çka? Kur të arrish aty ku kam qenë unë, madje edhe nëse “vetëm fizikisht”, ma dërgo një foto.