Ikona e muzikës shqiptare, Shkurte Fejza vitin që po vjen mbush 50 vite që nga fillimi i karrierës së saj.
Për nder të veprës së saj, ministri i Kulturës Hajrulla Çeku ka pritur Shkurtën në zyrën e tij.
Në një postim të tij në Facebook, ai ka vlerësuar lartë yllin e muzikës popullore shqiptare.
Ai ka shkruar se në vitin që vjen pas, Shkurte Fejza mbush gjysmë shekulli karrierë në muzikën popullore.
“I urova shëndet, jetë të gjatë dhe vazhdimësi të punës artistike”, ka shkruar Çeku në postimin e tij.