Hajrulla Çeku, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinë

0
151

Hajrulla Çeku do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, ka mësuar KOHA nga burimet.

Prezantimi i kandidaturës së Çekut do të bëhet nesër (e mërkurë) nga ora 17:00.

Çeku ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë Qeverisë Kurti II.

LVV-ja, që fitoi zgjedhjet parlamentare me 42%, synon ta kthejë drejtimin e Komunës së Prishtinë pas katër vjetëve nën qeverisjen e Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rama në zgjedhjet komunale të vitit 2021 e mundi Arben Vitinë e LVV-së në balotazh.

Partitë e tjera, veç Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD), nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat. AAK-ja do të kandidojë me Bekë Berishën, ndërsa PSD-ja me Besa Shahinin./koha.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here