Një person nga Prizreni dje është ankuar në Policinë e Kosovës se i është vjedhur vetura.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, ankuesi ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij.
Rasti është duke u hetuar.
“Rr. Suzi Çelebiu, Prizren 18.08.2022 – 07:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.