Hajnat thyejnë një shtëpi në Suharekë, vjedhin para e stoli në vlerë të rreth 20 mijë eurove

0
239
Foto: Ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje., raporton Gazeta Sinjali.

Kështu e ka pësuar mbrëmë edhe një familje në fshatin Greikoc të Suharekës, ku persona të panjohur kanë hyrë brenda shtëpisë së tyre dhe kanë vjedhur para e stoli ari.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije të dyshuarit kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë dhe kanë arritur që të vjedhin mbi 4 mijë euro para të gatshme dhe stoli të arit të cilat kapin vlerën e rreth 20 mijë eurove.

Njësitë policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here