Në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren është raportuar në Policinë e Kosovës për një vjedhje të rëndë.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, hajnat kanë depërtuar me forcë në një zyre, me ç’rast kanë arritur të vjedhin para të gatshme, cigare dhe një unazë, shkruan 04 Online.
“Rr Ibrahim Lutfiu, Prizren, 08/10.08.2023-11:00. Ankuesja kosovare, ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar ne zyrën e tyre me ç’rast kane vjedhur para të gatshme, cigare dhe një unazë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online