Hajnat si kursejnë as varrezat, kryejnë vjedhje në një zyrë në varrezat e Prizrenit

0
66

Një vjedhje është raportuar në një zyrë brenda varrezave në Prizren, shkruan 04 Online.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se janë vjedhur pajisje pune, ndërsa dera e hyrjes është dëmtuar. Rasti është nën hetim.

“Prizren 25.02.2025-06:50. Është raportuar se tek zyra që gjendet në brendi të varrezave ka ndodhur një vjedhje. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmon se nga zyra janë vjedhur pajisje pune si dhe është dëmtuar dera e hyrjes. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here