Hajnat “operojnë” me të madhe në lagjen “ Bajram Curri”, banorët të shqetësuar

0
1274

Vetëm gjatë natës së fundit janë vjedhur tre shtëpi në lagjen “ Bajram Curri”, pohojnë për TV Prizreni banorët e saj. Në njërën prej shtëpive ku kanë “ operuar” hajnat, sipas pronarit të saj, vlera e që I është shkaktuar dëmi kap shifrën e 5 mijë eurove.

Ndërkaq, një gjë e tillë është bërë publike edhe në një faqe në rrjetin social facebook që menaxhohet nga aktivistë të kësaj lagje. Hajnat nuk kanq ëenë aktiv vetëm natën e fundit, por ata kanë kryer vjedhje edhe disa netë rresht më përpara, na njoftojnë banorë të kësaj lagje. Sipas asaj që shkruhet në këtë faqe, lidhur me rastet e vjedhjeve të fundit është informuar policia e cila ka dalur në vendngjarje.

Aktivistët e kësaj lagje apelojnë tek bashkëqytetarët e tyre që të kenë kujdes dhe të janë në dijeni për këtë dukuri e cila është e pranishme prej kohësh në këtë lagje, ndërsa apelojnë që organet e rendit të shtojnë patrullimet natën në këtë pjesë të qytetit të Prizrenit./TvPz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here