Një vjedhje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku hajnat ishin cak në një shtëpi në fshatin Gjonaj të Prizrenit.
Nga burimete siguruara bëhet e ditur se pronari i shtëpisë e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka njoftuar se vjedhja ndodhi derisa nuk kanë qenë prezent në shtëpi.
Sipas deklaratës së tij, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe kanë vjedhur ari në vlerë të mbi 8 mijë eurove, ora dore me vlerë mbi 800 euro, para gjithsej 600 euro dhe syze dielli që kanë kushtuar 500 euro.Viktima nuk ka dhënë ndonjë dëshmi mbi gjësendet e vjedhura.Ndërkohë, rasti në Polici është ende në hetime.