Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhë edhe në shkollën “Destan Bajraktari” në Suharekë.
Siç ka marrë vesh Gazeta Sinjali nga burimet, persona të panjohur kanë hy me forcë në këtë shkollë përmes dritares së katit përdhes.
Sipas dyshimeve të para, në dhomën e arsimtarëve është vjedhur një laptop i markës ASICS, me vlerë rreth 300 euro.
Gazeta Sinjali mëson se rasti është raportuar nga Meritë Bajraktari, drejtoresha e shkollës, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
Rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa të dyshuarit ende nuk janë identifikuar.