Hajnat bëjnë kërdinë – vjedhin mbi 30 mijë euro në para dhe stoli ari në një shtëpi në Prizren

0
214
Foto: Ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në lagjen Dardania të Prizrenit, ku persona të panjohur kanë plaçkitur një shtëpi dhe janë larguar me një shumë të madhe parash dhe stoli ari.

Burime të Sinjalit brenda hetuesisë bëjnë të ditur se viktima E.R. kishte qenë jashtë shtëpisë kur hajnat kishin shfrytëzuar mungesën për të hyrë përmes dritares së pasme, të cilën e kishin hapur me forcë.

Pasi kanë depërtuar brenda, kanë shkatërruar ambientet dhe më pas kanë marrë: 1,000 euro para të gatshme, stoli të ndryshme ari në vlerë 29,500 euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krim-tekniku, të cilët kanë kryer ekzaminimin dhe dokumentimin e rastit.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe është nën hetime intensive nga Policia e Kosovës. Deri tani nuk raportohet për persona të arrestuar. /GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here