Hajdutët fitojnë jackpotin me kartën e kreditit të vjedhur, pronari i fton t’i ndajnë paratë

0
49

Një francez ka apeluar te dy hajdutë që kanë përdorur kartën e tij të vjedhur të kreditit për të blerë biletën fituese të jackpotit, që të paraqiten duke u premtuar se do të ndajë çmimin prej 500 mijë eurove me ta.

Jean-David E ka deklaruar se më mirë të bëjë marrëveshja me hajdutët sesa autoritet t’i marrin paratë, shkruan BBC.

“Pa mua, ata nuk do të kishin fituar, por pa ta, unë nuk do të kisha blerë biletën. Dua të u ofroj atyre të ndajmë fitimin”, ka deklaruar ai.

Askush nuk ka shkuar të tërheqë biletën e fituar deri tani, e cila është bllokuar nga operatori kombëtar i Francës për lotari Française des Jeux (FDJ), sipas Jean-David.

Jean-David ka treguar se kuleta iu vodh më 3 shkurt në një parking në Tolouse.

Pasi ka thirrur bankën ta bllokojë kartën e kreditit, ai zbuloi se 52.50 euro veçse ishin shpenzuar në dyqanin “Tabac des Thermes”. Ai shkoi te dyqani për të parë nëse stafi kishte parë diçka të dyshimtë ose nëse hajdutët kishin lënë diçka të tijën aty.

“Klienti ka folur me një punëtore dhe ka zbuluar se dy burra që dukeshin të pastrehë kanë përdorur kartën e tij të kreditit për të blerë duhan dhe disa bileta gërryese”, ka deklaruar avokati i Davidit, Pierre Debuisson.

Dy hajdutët i kishin thënë punëtores se ata kishin fituar jackpotin prej 500 mijë eurosh nga njëra prej biletave dhe po planifikonin të shkonin te FDJ-a për ta marrë shpërblimin.

Sjelljet e dy burrave ishin të dyshimta për punëtoren pasi nuk e dinin PIN-in e njërës prej kartave që ata tentuan të paguanin.

Pas bisedës me të, Jean-David ka kontaktuar policinë lokale të cilët lajmëruan FDJ-në për të lajmëruar kompaninë e lojërave.

Afati për tërheqjen e shpërblimit është 30 ditë nga dita e fitimit.

Avokati i Jean-Davidit ka propozuar faljen e hajdutëve.

“Klienti im ishte shumë i lumtur ta ketë kartën e vjedhur në këto rrethana dhe nuk do të filloj ndjekje penale. Po ashtu kjo është mundësi e mrekullueshme për ata dy burra të ndërtojnë një jetë të re”, ka thënë avokati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here