Ministrja e Industrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka dalë në konferencë për media pas arrestimeve të sotme në MINT, për dyshimin se ka keqpërdorime me rezervat shtetërore në këtë institucion.
Përpara mediave, Hajdari ka folur per rezervat shtetërore lufta në Ukrainë ka rrezikuar importin në vend.
Ajo thotë se tash e dy vite janë dorëzuar 26 lëndë në Polici, Prokurori e Gjykatë, për t’u hetuar.
Ministrja shtoi se nuk ka pasur informatë për bastisjet e sotme.
Hajdari deklaron se Ministria, duke u bazuar në ligje, ka paguar avancë për të sjellur produkte si gruri, nga operatorët e jashtëm, pas krizës për shkak të luftës në Ukrainë.
Ajo thotë se nga të gjitha blerjet e vitit 2022, vetëm 3 për qind e pagesave të kryera për produkte për rezervë shtetërore janë vonuar dhe se për këtë është njoftuar Avokatura e Shtetit.
Hajdari pohon se për bastisjen e sotme është njoftuar vetëm sot, teksa në mbledhjen e Qeverisë, të ftuar javë me parë, ka diskutuar për rezultatet e qeverisjes në Dikasterin të cilin udhëheq.
Ministrja Hajdari thotë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje nga pozita e saj./Indeksonline/