Hajdari: Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, do të fillojë Shërbimi i ri i Toksikologjisë

0
70

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të fillojë Shërbimi i ri i Toksikologjisë, i pajisur me teknologji moderne për diagnostikimin e rasteve të intoksikimit dhe monitorimin e barnave terapeutike.

Ky shërbim do të ofrojë trajtim të shpejtë dhe efikas, duke garantuar kujdes shëndetësor të avancuar për pacientët, ka thënë Osman Hajdari, drejtor i QKUK-së.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, do të fillojë Shërbimi i ri i Toksikologjisë.

Ky hap inovativ sjell pajisje moderne dhe analiza të specializuara që do të mundësojnë të diagnostikojmë me saktësi rastet e intoksikimit, qoftë në situata akute apo kronike.

Me teknologjinë më të avancuar, do të monitorojmë përqendrimin e barnave terapeutike në gjak dhe identifikojmë në mënyrë efikase rastet e abuzimit me droga dhe substancat e rrezikshme.

Me këtë do të sigurojmë trajtime të nivelit ndërkombëtar, duke ofruar pacientëve një kujdes të shpejtë, të sigurt dhe efikas.

Përkushtimi ynë për një mjedis më të mirë shëndetësor është prioritet!”, ka thënë Hajdari./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here