Hajdari: Jemi shumë të interesuar që edhe Prizreni të këtë Parkun e tij të Biznesit, deri më tani nuk na është dërguar ndonjë aplikacion nga Komuna për themelimin e këtij Parku

0
88

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, pasditen e së hënë ka takuar disa pjesëtarë të komunitetit të biznesit në Prizren, me të cilët ka diskutuar rreth çështjes së mosfunksionalizimit të Parkut të Biznesit.

Para pjesëtarëve të pranishëm nga komuniteti i biznesit në Prizren, në fillim të takimit, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se si Ministri jemi shumë të interesuar që edhe Prizreni të këtë Parkun e tij të Biznesit, por tha ajo, deri më tani nuk na është dërguar ndonjë aplikacion nga Komuna për themelimin e këtij Parku të nevojshëm për bizneset prizrenase.

Ministrja Hajdari, njoftoi të pranishmit edhe për një takim që kishte patur me kryetarin e komunës, Shaqir Totaj, lidhur me këtë çështje.

Pjesëtarët nga komuniteti i biznesit, Gëzim Berisha dhe Armend Jakupi, thanë se ky komunitet ka nevojë të jashtëzakonshme për funksionalizimin sa më të shpejtë të Parkut, por se janë të shqetësuar për moskoordinim të veprimeve në relacionin Komunë-Ministri, dhe propozuan që të mbahet një bisedë mes kryetarit Totaj dhe ministres Hajdari, ose të gjendet një pronë tjetër për themelimin e Parkut. Me këtë propozim të përfaqësuesve të bizneseve për takim me kryetarin Totaj u dakordua ministrja Hajdari, ndërsa kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, propozi që një takim i tillë të mbahet gjatë një panairi ndërkombëtar që ky organizëm do ta mbajë në Prizren pas 10 ditësh.

Ndryshe, Komuna e Prizrenit ka pasur propozim planin për në shqyrtim publik deri me 12 korrik 2024, me ç’rast të gjitha bizneset dhe qytetarët do të kenë mundësi që t’i paraqesin kërkesat, propozimet dhe sugjerimet për mundësinë e ri-parcealizmit të zonës ekonomike, ndërkaq së shpejti pritet themelimi i komisionit për ri-parcealizim./TvPz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here