Habit Roberti: Thonë se duhet ti falënderohem Norës për famën, por kur kam dalë unë në skenë ajo…

0
211

Në një intervistë  me moderatoren Bora Zemani, këngëtari Robert Berisha u përball me komentet dhe spekulimet që e bëjnë atë të përfituar nga lidhja e tij me këngëtaren e njohur, Nora Istrefi.

Me një ton të prerë dhe të sinqertë, ai vendosi të sqarojë disa nga këto përçarje të paharruara.

“Kam pas komente që edhe t’i duhet ta falënderosh Norën. Kush nuk e di unë jam çuni i Tomor Berishës, kompozitorit shumë të njohur. Kur kam dalë në skenë Nora ka qenë pesë vjeçe. Atëherë nuk ka pasur rrjete sociale dhe Youtube dhe më njihte vetëm Kosova. Por për Shqipërinë, që pas fejesës me Norën më ka dhënë një shtysë dhe e falënderoj deri sa të jem gjallë”, tha këngëtari.

Një tjetër zhvillim interesant që Roberti ndau me publikun ishte lajmi se ai do të bëjë një intervistë me ish-partneren e tij, Nora Istrefi.

Ai zbuloi se ajo zakonisht shmang intervistat, por kur vjen puna tek një intervistë me të, “duhet të vijë shumë e përgatitur”, siguronte ai, duke shtuar se kjo intervistë “shumë shpejt ka për të ndodhur”, dhe ajo do të jetë një prej të ftuarave të tij në emisionin “Robi plaket kur don vet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here