Erling Haaland ka rinovuar kontratën me Manchester Cityn, duke zgjatur qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2034. Kjo marrëveshje afatgjate jo vetëm që siguron të ardhmen e tij me kampionët e Anglisë, por edhe konfirmon rolin e tij si një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, shkruan 04 Online.
Me këtë kontratë të re, City ka hequr çdo klauzolën e lirimit nga marrëveshja e mëparshme, duke i dhënë prioritet qëndrueshmërisë së sulmuesit norvegjez në ekip. Haaland ka treguar një formë të jashtëzakonshme që prej bashkimit me klubin, duke shënuar më shumë se 100 gola dhe duke kontribuar në sukseset e shumta të Cityt.
Rinovimi i kontratës është një deklaratë e fortë e ambicieve të klubit për të ruajtur dominimin në futbollin europian, duke ndërtuar të ardhmen rreth lojtarëve të klasit botëror si Haaland./04 Online