Gyökeres refuzon klubet e mëdha, pret vetëm Arsenalin

0
87

Pavarësisht interesimit nga Manchester United dhe disa klube të tjera të mëdha, Viktor Gyökeres mbetet i vendosur: dëshiron vetëm Arsenalin, shkruan 04 Online.

Sipas Fabrizio Romano, sulmuesi suedez dhe agjenti i tij janë të qartë në qëllimin e tyre, projekti i Arsenalit është prioritet absolut, një vendim që është marrë që në qershor dhe nuk ka ndryshuar.

Gyökeres ka pasur një sezon të shkëlqyer me Sporting Lisbonën, duke u bërë një nga emrat më të kërkuar të merkatos. Megjithatë, ai ka vendosur të presë “Topçinjtë”, duke refuzuar çdo ofertë tjetër.

Tani mbetet në dorën e Arsenalit që të lëvizë për të finalizuar marrëveshjen dhe për t’i shtuar trajnerit Mikel Arteta një opsion të fuqishëm në sulm për sezonin e ri./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here