“Gvardiol na ka befasuar”, Guardiola: Mbulon shumë role, nëse dua e aktivizoj edhe në mesfushë

0
171

Josko Gvardiol mund të konsiderohet si transferimi më i bujshëm i Manchester Cityt në merkaton e fundit.

Për shërbimet e mbrojtësit kroat, anglezët paguan plot 90 milionë euro, para të cilat shkuan në arkën e Leipzig. 21-vjeçari, edhe pse tejet i ri në moshë dhe pa eksperiencë në futbollin anglez, ka ditur si të bindë trajnerin Pep Guardiola. Spanjolli së fundmi shprehet mjaft i kënaqur nga puna e Gvardiol, madje e komplimenton atë për përshtatjen në kaq pak kohë.

“Manchester City bëri një punë të shkëlqyer duke transferuar një si Josko Gvardiol. Ai nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion për t’u stërvitur me skuadrën, por jemi të befasuar nga aftësia e tij për të mësuar shumë shpejt. Mbi të gjitha mund të luaj në shumë role, mund ta aktivizoj në qendër të mbrojtjes, në të majtë apo edhe në mesfushë.

Impakti i tij në skuadër është i jashtëzakonshëm. Jemi shumë të lumtur dhe të befasuar për mirë dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për fushën, por edhe jashtë saj, Gvardiol është një djalë i mrekullueshëm”, u shpreh Pep./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here