Partia GUXO në Prizren ka bërë publike listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, duke shënuar kështu pjesëmarrjen e saj të parë me listë të plotë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, shkruan 04 Online.
Bartës i listës është Haxhi Avdyli, i cili ka theksuar se GUXO synon të sjellë frymë të re në politikën lokale dhe të jetë zëri i qytetarëve në çdo lagje e fshat të komunës.
Njoftimi i plotë i bartësit të listës nga partia GUXO në Prizren
Partia GUXO – dega në Prizren sot dorëzoi në KQZ, listën e kandidatëve për Asamblenë e Qytetit.
Bartës i listës do jem unë.
Lista jonë përfaqëson një kombinim aktivistëve me përvojë të gjatë, e energjisë rinore duke reflektuar diversitetin dhe vizionin për një qeverisje lokale më transparente, efikase dhe të afërt me qytetarët.
Ne si #GUXO besojmë se qyteti ynë meriton një përfaqësim dinjitoz dhe të përgjegjshëm. Kandidatët tanë janë të gatshëm të punojnë çdo ditë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të realizuar projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Dorëzimi i listës në KQZ shënon vetëm hapin e parë drejt fushatës zgjedhore, e cila do të fokusohet tek bashkëpunimi me qytetarët dhe prezentimin e planeve konkrete për realizimin i projekteve për zhvillim të qëndrueshëm për Prizrenin .
Shpejt do takohemi me secilin nga ju dhe do prezentojmë jo vetëm emrat por edhe planet konkrete të përfaqësuesve tanë për Asamblenë e qytetit të Prizrenit.
