GUXO në Prizren garon e vetme në zgjedhjet e 12 tetorit, Haxhi Avdyli bartës i listës

0
531

Dega e partisë GUXO në Prizren ka vendosur që në zgjedhjet lokale të 12 tetorit të garojë e vetme, pa hyrë në ndonjë koalicion parazgjedhor, raporton 04 Online.

Burime të 04 Online bëjnë të ditur se Haxhi Avdyli do të jetë bartës i listës, ndërsa pritet që në listë të përfshihen edhe emra të rinj dhe me ndikim në skenën lokale politike.

Ky vendim sinjalizon një qasje të re dhe vetëbesim të degës së GUXO-s në Prizren për të ndërtuar një alternativë të fuqishme për qytetarët në këto zgjedhje./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here