“Guinness World Records” prezanton specin e ri më të djegës në botë

0
217

Shtëpia e rekordeve Guinness ka ‘kurorëzuar’ specin Pepper X, si speci më i djegës në mbarë botën, duke e rrëzuar nga froni specin djegës Carolina Reaper pas 10 vitesh, shkruan BBC, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Nëse krahasohet, një spec habanero zakonisht kap 100,000 njësi të të djegësit, por Pepper X regjistron 2.69 milionë njësi.

Kultivuesi Ed Currie është ai i cili ka krijuar të dy specat që hynë në rekord Guinness.

Si pronar i specit, Currie ka thënë se bishtajat dhe farat e specit nuk do të shiten.

“Kjo ishte një përpjekje ekipore. E dinim se kishim diçka të veçantë, kështu që i lashë vetëm disa nga familja dhe miqtë e mi të afërt ta dinin të vërtetën”, u shpreh ai.

Currie ka kultivuar specin Pepper X për një dekadë në fermën e tij në Karolinën e Jugut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here