Guardiola për gabimin e Khusanov, më duhet të mësoj rusisht ose uzbekisht për të komunikuar me të

0
39

Abdukodir Khusanov bëri një gabim të madh në ndeshjen e mbremshme mes Manchester Cityt dhe Chelseas.

Mbrojtësi uzbekistanez i cili i kushtoi Cityt plot 50 milion euro, ishte fajtor në golin e pësuar nga londinezët, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola u pyet për gabimin e Khusanov, qysh në ndeshjen debutuese.

Ai me shaka u përgjigj se për të komunikuar me të duhet të mësoj rusisht ose uzbekisht, pasi Khusnaov nuk di të flas anglisht.

“Epo, duhet të mësoj rusisht ose uzbekisht për të komunikuar me të. Ai nuk flet anglisht, kështu që unë nuk kam folur me të. Ai do të jetë mirë. Ai ka pasur vetëm një ose dy seanca stërvitore. Nuk doja ta detyroja John Stones që po kthehet Nga lëndimi i ndeshjes të mërkurën, lojtarët ishin shumë të rëndësishëm.”, deklaroi Guardiola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here