Ndërsa merkato e verës është duke u afruar, Pep Guardiola ka filluar të mendojë për të ardhmen dhe për lojtarët që dëshiron të ketë në skuadër sezonin e ardhshëm.
Mediet spanjolle raportojnë se kreu i stolit të Manchester Cityt ka targetuar mesfushorin e Real Sociedad, Mikel Merinon.
Klubi anglez është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit në mënyrë që të lirohet nga Real Socided, me të cilët spanjolli ka nënshkruar deri në 2025-ën.
Merino ka luajtur edhe më parë në Premier League, ndërsa ka qenë pjesë e skuadrës së Newcasle dhe një eksperiencë tjetër atje, këtë herë te City dhe me në krye Guardiolën do i pëlqente.
Megjithatë nuk dihet nëse Real Sociedad do ta linte të lirë lojtarin, vlera e të cilit tashmë shkon në 50 milionë euro, por me Manchester City-n që është i gatshëm të paguajë 10 milionë më shumë./SS