Manchester City e mbylli një periudhë dëshpëruese të sezonit në Ligën e Kampionëve.
“Cityzens” nuk e patë një eksperiencë të kënaqshme në fazën e ligës, e cila u aplikua për herë të parë në histori të këtij kompeticioni.
Përkundër fitores së mbrëmshme me rezultat 3:1 ndaj Club Brugge, kampionët e Anglisë përfunduan në vendin e 22-të në tabelë me 11 pikë, prej tyre 3 fitore, 2 barazime e 3 humbje, shkruan “Gazeta Express”.
Për fatin e tyre të mirë, ekipet që përfunduan nga vendi i nëntë deri në atë të 24-t do të luajnë në fazën e “play-off”.
Kështu që, “Qytetarët” do ta kërkojnë një vend në të tetën e finales përmes kësaj faze të re.
Por, Pep Guardiola ndihet i shqetësuar pasi City do të përballet me Real Madridin ose me Bayern Munichun në “play-off”, një punë mjaft e vështirë për ekipin nga Manchesteri.
“Mund të përballemi me Real Madridin ose Bayern Munichun… njëri është mbreti i kompeticionit, e tjetri është ndoshta mbreri i dytë ose i tretë i kompeticionit”, deklaroi trajneri spanjoll, të cilit nuk po i ecin aspak mirë punët me Man Cityn, si në Champions, ashtu edhe në Premierligë.