Guardiola i kundërpërgjigjet Slotit: Haaland pak më i mirë se Isak

0
43

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka shkaktuar një debat të gjallë në Angli pas transferimit të sulmuesit Alexander Isak.

Holandezi e ka cilësuar Isakun si “më të mirin në botë” në pozitën e tij, pas arritjes së marrëveshjes për 150 milionë euro me Liverpoolin. Ky transferim erdhi pas peripecive me Newcastle United, që nuk e lejonte lirimin e tij.

Megjithatë, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dhënë një kundërpërgjigje të menjëhershme, duke theksuar se Erling Haaland është “pak më i mirë” se Isak.

“Isak është i jashtëzakonshëm. Por, nuk do ta shkëmbeja Erlingun me asnjërin. E njoh atë, më pëlqen”, ka deklaruar Guardiola.

Pas dy humbjeve radhazi ndaj Tottenhamit dhe Brightonit, Guardiolës i duhet që Haaland të jetë në formën më të mirë për derbin ndaj Manchester Unitedit, i cili zhvillohet të dielën nga ora 17:30.

Haaland ka shënuar 88 gola në 100 paraqitje për Cityn në Premier League që nga viti 2022, ndërsa Isak ka realizuar 54 gola në 86 ndeshje për Newcastle në të njëjtin kampionat dhe mund të debutojë për “të kuqtë” ndaj Burnleyt këtë të diel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here