Guardiola i bindur: Unë trajner i Anglisë? As nuk e di nga dalin këto zëra!

0
140

Pep Guardiola nuk e çon ndërmend të drejtojë Anglinë tashmë që stoli i “Tre Luanëve” është bosh pas largimit të Gareth Southgate.

Trajneri spanjoll theksoi se është i përqëndruar vetëm te Manchester City, klub me të cilin është në vitin e fundit të kontratës.

“Unë jam pjesë e Cityt dhe ndjehem shumë mirë. As nuk e di nga vijnë këto zëra që më shohin në krye të Anglisë. Unë tani mendoj vetëm për sezonin e ri dhe mezi pres që futbollistët të arrijnë në gjendjen e duhur. Dua që i gjithë grupi të bëhet sa më shpejt bashkë dhe të rifreskojmë edhe njëherë objektivat për sezonin e ri”, u shpreh Pep Guardiola./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here