Guardiola flet për herë të parë për mundësinë e largimit të De Bruyne-s

0
99

Mediat në Angli vazhdimisht kanë shkruar kohët e fundit se Kevin De Bruyne do të largohet nga Manchester City për të pranuar një ofertë të majme në Arabi.

Por një gjë të tillë e ka mohuar Pep Guardiola. Trajneri spanjoll ka thënë se ylli belg do të mbetet në skuadrën e tij.

“Nëse dikush dëshiron të largohet këtë verë, ne do të flasim për këtë dhe, sigurisht, deri në ditën e fundit të afatit kalimtar kemi mundësinë që lojtarët të vijnë dhe të shkojnë. Por De Bruyne nuk është një nga ata që do të ikë. Mendoj se ka 85, 90, 95% mundësi që të kemi të njëjtën skuadër” ka thënë Guardiola./IO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here