Guardiola befason me pamjen e re para sezonit të ri në Premier League

0
68

Pep Guardiola ka befasuar tifozët e Manchester City-t duke u shfaqur me një pamje krejtësisht të re para fillimit të sezonit 2025/26. Trajneri spanjoll ka hequr mjekrën dhe tashmë mban vetëm mustaqe, një stil ndryshe nga ai me të cilin jemi mësuar ta shohim ndër vite, shkruan 04 Online.

Guardiola, i njohur për kokën e rruar dhe qimet e trasha në fytyrë, ka vendosur të ndryshojë para startit të një sezoni të ngarkuar, që për City-n nis me ndeshjen ndaj Wolverhampton më 17 gusht në “Molineux”.

Pas angazhimit në Kupën e Botës për Klube, City do të zhvillojë vetëm një miqësore para-sezonale kundër Palermos më 9 gusht. Deri atëherë, skuadra po shijon disa ditë pushimi, përfshirë edhe vetë Guardiolën, i cili ka gjetur kohë për të eksperimentuar me stilin personal./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here