Guardiola: Askush nuk do të fitojë katër tituj radhazi të Premierligës

0
31

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me suksesin historik të skuadrës së tij në Premier League, duke theksuar se një arritje e tillë nuk do të përsëritet në të ardhmen.

Duke folur për Sky Sports, strategu spanjoll u shpreh i bindur se asnjë ekip nuk do të mund të fitojë 100 pikë dhe të shpallet kampion katër herë radhazi në ligën më të fortë të Anglisë.

“Askush nuk do të fitojë 100 pikë dhe katër tituj radhazi në Premier League,” tha Guardiola. “Kjo nuk do të ndodhë gjatë jetës sime, më vjen keq!”

Manchester City e ka dominuar Premier League-n në vitet e fundit, duke thyer rekorde dhe duke u bërë ekipi i parë në histori që ka fituar katër tituj kampionë radhazi. Megjithatë, Guardiola beson se ky sukses është i papërsëritshëm dhe jashtëzakonisht i vështirë për t’u arritur nga ndonjë skuadër tjetër.

City i Guardiolës regjistroi një nga sezonet më mbresëlënëse në historinë e futbollit anglez në 2017/18, kur e mbylli kampionatin me 100 pikë, një rekord i paarritshëm deri më tani. Përveç kësaj, dominimi i tyre në vitet e fundit e ka vendosur klubin në një pozitë të veçantë në historinë e futbollit.

Këtë sezon, Manchester City është larg mbrojtjes së titullit të kampionit, pas një ngecje në dy muajt e fundit të 2024-tës, ku nuk arrinte të gjente rrugën drejt fitores.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here