Gruda: 1600 persona do të mbesin pa punë, Ligji për Pagat e Zyrtarët Publikë dërgohen në Kushtetuese

0
273

Ligji për Zyrtarët Publikë dhe ai për Pagat i miratuar në Kuvendin e Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po vlerësohen se kanë një sërë problemesh dhe paraqesin një varg shkeljesh.

Prandaj për këto arsye javën e ardhshme kjo parti këto dy ligje do t’i dërgohen në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas kësaj partie me këtë rast do të mbesin pa punë 1600 persona që punojnë në sektorin publikë.

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi nga kjo parti Përparim Gruda, tha këto dy ligje karakterizohen nga shkeljet të shumta të Kushtetutës së Kosovës, të drejtave të njeriut, dhe po ashtu nga shkeljet e detyrimeve që Kosova ka marr karshi Bashkimit Evropian.

 “Të dy ligjet ai për Pagat dhe ligji për zyrtarët publik karakterizohen nga shkeljet të shumta të Kushtetutës së Kosovës, të drejtave të njeriut, në rastin e shërbyesve civil dhe po ashtu nga shkeljet e detyrimeve që Kosova ka marr karshi Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes Asociim-Stabilizimit sepse ne në këtë marrëveshje në nenin 120 kemi përcaktuar dhe kemi marr përsipër që do t’i implementojnë të gjitha parimet e administratës publike ne nivel të BE-së, gjitha këto parime shkelen nëpërmjet ligjit për zyrtarët publik”, tha ai.

Gruda theksoi se me Ligjin për Zyrtarë Publik do të dalin nga puna 1600 zyrtarë publik, dhe sipas tij, në këtë mënyrë qeveri në pushtet do t’i punësoj personat e vetë. 

 “Ligji për zyrtarët publik ka disa defekte serioze. Ky ligj i nxjerre nga puna 1600 persona në Kosovë, nëse ky ligj hyn në fuqi 1600 persona që punojnë në sektorin publikë do të mbetën pa punë. Pozitat e tyre do të dalin në konkurs publik, kur dalin në konkurs publik ne e dimë se si punësohen njerëzit nga kjo qeveri se e kemi përvojën. Punësimi familjarë dhe ai politikë nuk fshehën më  është në sipërfaqe është bërë normë. E dyta pozitat e gjitha këtyre zyrtarëve bëhen me mandat 4 vjeçar, pra bëhen mandat sikurse e stafit politikë, që do të ishte shkatërrim i administratës. Mundë të jetë interes i partisë sot në pushtet që t’i fus 1600, aty është qëllimi, mund të jetë edhe në interes e një partie që mund të vij nesër. Ata nuk mund të nxirren nga puna në këtë mënyrë, është shkelje e të drejtave Kushtetuese të tyre”.

Ai tha se Ligji për Pagat është një rast i pa precedent sepse ky ligj është miratuar pa ditur vlerën e koeficientit. Sipas tij, koeficienti me këtë ligj do të caktohet me vendim qeveritarë.

“Në rastin e lgjit të pagave kemi të bëjmë me një rast të pa precedent kur miratohet ligji i pagave dhe as kush nuk e dinë se sa e ka pagën. Është lënë që koeficienti të  vendoset përmes një vendimi qeveritarë, efektivisht kjo do të thotë që paga e çdo personi që punon në sektorin publik nuk caktohet me këtë ligj, caktohet me vendim qeveritarë që e cakton koeficentitn. Kjo i shkel parimet e sundimit të ligjit që kanë të bëjnë me para shikueshmërinë, me transparencën dhe besojmë që në këtë pik edhe Gjykata Kushtetuese do të jetë në vij të njëjtë në mendimin tonë. Po ashtu me këtë ligj ulen paga e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po ashtu ky ligj bie ndesh me ligjin për Gjykatat dhe ligjin për Prokurorin e shtetit”.

“Defekt tjetër i këtij ligji është se shërbyes të caktuar publik trajtohen në mënyrë diskriminuese, zyrtarët publikë të një komune të vogël do të marrin pagë më të vogël se zyrtarët publik të një komunë të madhe”, tha ai.

Ai shtoi se të gjitha këto të gjetura dhe me gjitha argumentet që i ka thënë Zyra e Bashkimit Evropian do të dërgohen javën e ardhshme në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk mund që të shkelesh thirrjet e BE-së dhe të aplikosh në Bashkimin Evropian, kjo është qesharake. Sipas Kushtetutës ne kemi afat 8 ditë për ta dërguar këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, kështu që ne do ta dërgojmë gjatë javës së ardhshme, besoj në ditët e fundit të javës së ardhshme, ne kemi filluar që të punojmë që ta analizojë rastin, mund të jetë edhe në mesë të javës ndoshta, ne do ta dërgojmë brenda afatit. Ne presim që Gjykata Kushtetuese të vendos për t’i rrezuar këto dy ligje”, tha ai. /EO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here