Një grua e moshës 31-vjeçare në Prizren ka tentuar t’i jap fund jetës së saj.
Ajo konsumuar një sasi të madhe medikamentesh me ç’rast i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se ajo që e bën edhe me të rëndë rastin është se viktima është shtatzënë. Ajo po trajtohet në repartin e Gjinekologjisë dhe akoma s’dihet gjendja e saj.
Motivi i rastit sipas informacioneve të para dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e saj me djalin e saj të mitur.
Policia është njoftuar për ngjarjen, me ç’rasr një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.